Një situatë e papritur ka ndodhur në protestën e PD-së përpara Kryeministrisë. Një i ri u ngjit në foltore dhe pasi i falënderoi të gjithë, kërkoi falje dhe u largua.
Nuk dihet nëse ai mori direktiva nga dikush për të mos folur, apo emocionet e kampluan, por gjithsesi, ai la menjëherë foltoren.
“Përshëndetje të dashur miq! Përshëndetje të dashur demokratë! Përshëndetje i dashur doktor Sali Berisha. Faleminderit që jeni sot në Ditën e Rinisë. Jemi munduar të bëjmë një foltore të ndryshme… edhe faleminderit shumë. Më falni”, u shpreh i riu.



