Një sinjalizim për të shtëna me armë zjarri ka mbërritur në policinë e Tiranës ditën e sotme.

Raportohet se fillimisht ka pasur sinjalizim se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të Liqenit Artificial të Tiranës.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet përkatëse, besohet se një person ka parkuar makinën keq dhe më pas i kanë dëmtuar xhamin e automjetit.

Megjithatë, deri tani nuk ka raportime për lëndime në njerëz.