Në vendin tonë janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 80 forca ushtarake dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë në Dajt–Qafë Priskë, ku situata vijon problematike por pa rrezik për zonat e banuara; në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 13 ha dhe po punohet me angazhim të konsiderueshëm forcash; në Lundre, Mat, ku janë përshkuar/djegur rreth 90–100 ha pyll dhe operacioni është mbështetur edhe nga 1 helikopter i FA; si dhe në Mallunxë, Mat, ku po punohet për shuarjen e zjarrit në pyll.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje. Në Iballë, Fushë-Arrëz, për shkak të terrenit shumë të thyer dhe të paaksesueshëm, është angazhuar edhe 1 helikopter i FA dhe situata është në mbikëqyrje. Zjarret në Podgorc, Psar dhe Therepel–Skrapar janë shuar plotësisht; në Therepel zjarri kishte rrezikuar tubacionin e gazsjellësit TAP.