Ministria e Arsimit ka publikuar rregulloren dhe datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2026 për të gjithë maturantët e arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe profesional.

Kalendari i provimeve:

2 Qershor: Gjuha e huaj

9 Qershor: Gjuha shqipe dhe letërsia

16 Qershor: Matematika

23 Qershor: Provimi me zgjedhje

Janë shpërndarë edhe testet model, për t’i ndihmuar maturantët në përgatitje.

Kujdes: Çdo shkelje e rregullave do të penalizohet. Përgatitja e kujdesshme është çelësi i suksesit dhe i një gare të drejtë.