27-vjeçari Gjin Ndoji u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Vaun e Dejës me një plumb në kokë.


Trupi i pajetë i tij u gjet pranë makinës me të cilën udhëtonte, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të jetë vrarë për larje hesapesh. Mësohet se ai rezultonte me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.


Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”, të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi.


Dyshohet se i riu ishte një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj persona dhe pista kryesore në të cilën po hetohet është pikërisht larje hesapesh për trafik narkotike.