Këto janë pamjet e sherrit masiv të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bilisht.

Në video duket momenti kur personat, përfshirë Trajan Çelikun, sulmojnë për herë të dytë 39-vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit. Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut. Shkak i sherrit dyshohet se janë pazaret e kontrabandës.

Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Trajan Çeliku u konfliktua me 39-vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39-vjeçari i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.