Policia e Gjirokastrës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, i cili u qëllua për vdekje të shtunën në zonën e Salarisë, Tepelenë.
Sipas raportimeve pas hetimeve intensive, uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasin Kamber Sulcaj, i dyshuar si autor i ngjarjes së rëndë.
Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.