Serat në fshatin Arrëz të bashkisë Dimal janë përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Osum, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.
Një prej fermerëve deklaron për “Ti Raporton” se vetëm për fidanët ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë, ndërsa kërkon ndërhyrjen e shtetit për kompensimin e humbjeve. Sipas banorëve, përmbytjet janë përsëritur për herë të katërt, duke e rënduar edhe më shumë situatën dhe duke rrezikuar vazhdimësinë e aktivitetit bujqësor në zonë.
