Pas mbajti fjalimin për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Kuvend. Teksa mori fjalën, nuk nguroi të kapej me ministrat duke ngritur akuza të forta, por gjithashtu edhe me deputetët socialistë.
“Damian e ke vetë parasysh…tani qesh sepse e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubisten…U harrove, se kur i humbën mamasë 8 mln euro desh vrave veten ti. Ta dini mirë që është radha jonë. Nuk keni asnjë legjitimitet. Kam bindjen se PD dhe opozita shqiptare dot ‘u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimit. Sa më shpejt për të përmbysur Ramën jo nga lubia por nga opozita…
E di si i thoshte lubia, më shih pak në sy. Nga e mora vesh, muret kanë sy kanë veshë…Kujdes…se është vetëm fillimi i tregimeve të mia. Ku është ky Pirro Vengu? A e dini që ministri juaj nuk shkel në dy shtete të NATO-s. Ai është zagoriot dhe nuk duhet të gënjesh, ka marrë shtetësi greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë dhe jo të ikë”, tha Berisha.



