Gazetarja Aida Topalli ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Manzë, ku humbën jetën dy persona.

Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ishin viktimat e ngjajres, teksa në kërkim është Daniel Pepa, autor i një prej vrasjeve. Për të, gazetarja Topalli zbuloi në “Shqipëria Live” se është një person problematik, i cili po ashtu është pjesë e një bande kriminale. Sipas Topallit, Pepa është edhe i skeduar nga policia.  

“Të gjithë djemtë njihen me njëri-tjetrin. Nuk dihet nëse kishin miqësi apo edhe armiqësi. Daniel Pepa është një nga personat më problematikë të zonës, ka qenë pjesë e një grupi ose bande kriminale. Është i skeduar nga policia, ashtu si dhe shokët e tij. Janë personazhe problematikë. Zakonisht nuk bëjnë ngjarje në zonën e tyre. Por kur kanë armën në brez, ndihen më të fortë dhe janë më të padisiplinuar.”- tha gazetarja.