Kombëtarja e Turqisë ka kaluar një natë të vështirë dhe pa pushimin e nevojshëm, në prag të përballjes me Kosovën pasi atmosfera në Prishtinë është elektrizuar para ndeshjes së rëndësishme të play-off-it për Kupën e Botës.
Me afrimin e sfidës, entuziazmi i tifozëve dardanë është rritur ndjeshëm. Një pjesë e tyre kanë tentuar të ndikojnë psikologjikisht te kundërshtari, duke ndezur fishekzjarre gjatë gjithë natës pranë hotelit ku është vendosur përfaqësuesja turke, me synimin për t’u prishur qetësinë dhe gjumin lojtarëve.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë se plasja e fishekzjarreve ka vijuar për orë të tëra, kryesisht në zonën përreth hotelit të ekipit turk, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë dhe tension të shtuar para ndeshjes.
Dueli mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
