Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vënë vulën zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, duke hedhur poshtë akuzat e opozitës për manipulime.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se SHBA do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa i kërkon opozitës të njohë rezultatin

“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë.”, thuhet në reagimin e DASH./ Gazeta SHQIP