Deputeti i PD-së, Dashnor Sula po tenton në çdo mënyrë për të hyrë në sallën e Kuvendit, nga ku është përjashtuar pa kaosit në seancën e fundit.

Në një moment ai madje ka tentuar të hipë sipër punonjësve të Gardës të vendosur “gardh” para Parlamentit. Ai ka hipur në barrierat metalike të vendosura në shkallët e Kuvendit, si masa nga Garda e Republikës pas paralajmërimeve të opozitës për mosbindje civile. Por, ai nuk ka mundur dot të çajë kordonin e Gardistëve duke mos arritur të hyjë në sallën e Kuvendit.

Dashnor Sula është një prej 24 deputetëve të opozitës të përjashtuar nga Kuvendi pasi iu vendos zjarri karrigeve.