Duket se në protestën qytetare që zhvillohet prej 29 ditësh në Tiranë ka vend për gjithçka. Mbrëmjen e sotme, një çift duket se kishte vendosur që ta përdorte tubimin për të memorizuar një nga kujtimet e tyre më të bukura.

Një i ri u ul në gjunjë para partneres së tij, duke i kërkuar që të martohej me të. Propozimi është pjesë me duartrokitje të ngrohta dhe brohoritje nga ana e qytetarëve të tjerë, të cilët kanë ndaluar për çaste për t’u bërë pjesë e gëzimit të çiftit. Mes çiftit nuk kanë munguar përqafimet e sinqerta dhe një puthje.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)