Gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, Sali Berisha i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës kombëtare më 17 prill.
Sipas tij, kjo protestë do të shërbejë për t’i treguar Edi Ramës vendin që ai meriton. Po ashtu, Berisha njoftoi të gjithë demokratët se foltoret e radhës, që mbahen çdo të hënë, do të zhvillohen në orën 19:00.
“Me 17 kemi ditën e kryengritjes së madhe paqësore. Ftoi qytetarët mbarë Shqipërisë të bashkohen, t’i themi Ramës se vendi yt është para ligjit. Të hënën tjetër, në orën 19:00 në këtë shesh, përsëri për t’i marrë fytyrën atij që nuk ka fytyrë”, u shpreh Berisha.



