
Shqipëria ka marrë për të dytën herë presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe do të drejtojë mbledhjen e parë.
Mbledhja e liderëve botërorë të Kombeve Bashkuara do të mbahet më 20 shtator në Neë York dhe pritet të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Udhëheqësit botërorë do të fillojnë të mblidhen në New York nga 18 shtatori për takimin e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme.
Ndërkaq, risi do të jetë se këtë vit pritet që pjesëmarrës të jetë dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.






