Daut Laze vijon të jetë në kërkim nga policia pasi u arratis nga burgu i Shënkollit.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda ka siguruar vendimin e gjykatës për dënimin e 48-vjeçarit. Sipas Aktit të Ekspertimit Psikiatriko-Ligjor, ka rezultuar se Daut Laze vuan nga një sëmundje psiqike dhe konkretisht nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar, tip paranoid, sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë.

Ai vuan nga një çrregullim kronik që prezantohet në forma dhe ecuri të ndryshme, por që kërkon trajtim dhe ndjekje të rregullt në Psikiatri.

Shtetasi Daut Laze ka qenë nën ndikimin e sëmundjes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale, në gjykim të udhëhequr prej deluzioneve paranoide, duke mos qenë në gjendje të kuptojë drejt dhe kontrollojë veprimet e tij, pa kuptuar se po kryen një vepër penale apo pasojat që rrjedhin prej saj”.