Edhe pse ora po shkon 23:00, në Kuvend vijojnë debatet, ku nuk mungojnë dhe batuat.
Deputetja Ilda Dhori është përplasur me socialistin Erion Braçe, teksa ka kërkuar edhe përjashtimin e tij me argumentin se ai e ka ofenduar. Ajo tha se Braçe, iu drejtua me termin “e ke gojën si paçavure”. Nga ana tjetër, deputeti u justifikua duke thënë se në kulinari, fjala “paçavure” është ëmbëlsirë.
Ilda Dhori: Braçe ka përdorur termin e ke gojën si paçavure. Ju kërkoj të merrni masa, që mos të bëhet të zakonshme dhe të kërkoni përjashtimin nga seanca të kolegut
Erion Braçe: Në kulinari, paçavurja është ëmbëlsirë.