Monika Kryemadhi para gazetarëve ka rrëfyer ditën e sotme detajet nga seanca në Gjykatën e Posaçme.
Siç është raportuar më tej në media, Meta është shfaqur i indinjuar teksa ka debatuar me tone të larta me prokurorët duke u dëgjuar kështu deri në ambientet e jashtme të SPAK.
Sipas Kryemadhit, sjellja e Metës ishte tepër normale, ndërkohë që ajo e konsideron atë përkëdhelje.
Monika Kryemadhi: Ilir Meta s’ka pas asnjë marrëdhënie me familjen time, me qenë do të shihnit kushërinjtë e mi në poste ndërtuese. Niveli i iq të spakut është nën 175. Unë pagova delegacionin me kartën time të kreditit, dmth do t’i marrësh të pandehur ti Edi Palokën. Problememt që ka pasur Shatku e kam prezantuar me kryeministrin Edi Rama. Kishte rezistencë për të mos prishur monopolin, SPAK gënjen. O shoku më fal. Me premtime dëgjuam edhe vrasësin Dumani që i kishte bërë dhëmbët Altin Dumanit. Ilir Meta sikur i përkëdheli ata (prokurorët).