Këshilli i Imunitetit është mbledhur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gazetari Muhamed Veliu mëson së mbledhje me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate.

Kjo pasi demokrati Gazment Bardhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer të hapura, gjë që nuk është pranuar nga socialistët.

Ndërkaq, kujtojmë se SPAK përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, teksa pjesëmarrës është edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, dhe dy prokurorët që po hetojnë Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija.