Në seancën e cila do të zhvillohej ditën e sotme për çështjen TIMS pa patur debate të shumta mes kryetarit hetimor Ervin Salianji dhe nënkryetarit Tonin Gogu. Anëtarët e tjerë në seancë nuk patën mundësi të merrnin fjalën e tyre dhe në këtë mënyrë janë larguar nga seanca.

Shkak i debatit u bë refuzimi nga ana e Salianjit për të votuar mbi shkresën e ministrit të brendshëm Taulant Balla për të zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura.

Ministri i Brendshëm është drejtuar me një shkresë ndaj këtij komisioni ku shprehet se informaioni që ai do të paraqesë është i klasifikuar si “sekret shtetëror” ndaj seanca duhet të zhvillohet me dyer të mbyllura për mbrojtje të informacionit.

Kryetari i komisionit e ka refuzuar këtë kërkesë dhe kështu Balla nuk është paraqitur në seancë edhe pasi Salianji bëri thirrje të paraqitej para komisionit. Kjo gjë ka shkaktuar debate të forta gjatë seancës mes Salianjit dhe anëtarëve të tjerë.