
Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj ka deklaruar në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Demokratike se zgjidhja për krizën në parti nuk mund të jetë Sali Berisha.
Ai është shprehur se PD nuk mund të hyjë në zgjedhjet e vitit 2025 me një kryetar të shpallur non grata.
“Berisha nuk është zgjidhje. Komisioni për të diskutuar me Foltoren pa Berishën që të shkojmë në zgjedhje. Nuk hyjmë dot në zgjedhje në 2025 me një kryetar non grata. Duhet të krijojmë një komision që ti diktojmë ne vijat e kuqe. Berisha nuk është zgjidhja”, ka thënë ai.
Xhaferaj ka theksuar se “Zgjidhja nis sot me dorëheqjen tuaj (Bashës) dhe më pas mblidhemi dhe krijojmë një komision që e mandtaojmë ne. Në 9 vite në krye të opozitës, më 6 mars a rënë çdo argument i juaji”.
Ndërsa Xhelal Mziu ka kërkuar të shkohet drejt një Kuvendi përbashkues. “Duhet të shkojmë drejt një Kuvendi përbashkues. Ne duhet ti japim zgjidhje për të patur një komision dypalësh për të shkuar në një kongres ku të bashkohemi”, tha Mziu.
Ish-nënkryetari i i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka mbështetur tezën se në krye të PD-së nuk duhet të vijë një person non-grata si Berisha. “Ju duhet të dorëhiqeni, por duhet ta bëni duke ia kërkuar edhe Berishës largimin. Kjo mbledhje ka vlera të mëdha historike se do të merren vendime të pazakonta në këtë parti”, tha Gjekmarkaj, i cili ka hedhur prej kohësh një tezë të tillë.
Ferdinand Xhaferaj
“Ndoqa me vemendje te gjithe diskutimet e deritanishme nisur qe nga dy zv/ Kryetaret Tabaku dhe Alibeaj dhe te gjithe jane ne kohezion duke thene qe ju duhet te beni nje hap pas. Ndersa ju z. Basha keni deklaruar disa here qe jeni ne dispozicion te PD per nje zgjidhje. Te jesh ne dispozicion te PD per zgjidhje do te thote qe ju duhet te jepni doreheqjen sot dhe do argumentoj pse: keni 9 vite qe drejtoni opoziten. Si kudo ne perendim mbas humbjes, qe ne diten e pare te daljes se rezultatit, kryetaret japin doreheqjen.
Pra, jepni doreheqjen sot dhe ky eshte hapi i pare drejt zgjidhjes. Mbas disa ditesh mblidhet grupi patlamentar per te nominuar me votim nje grup qe negocion me koleget qe jane tek foltorja. Ky grup negociator duhet ta kete te qarte se Berisha nuk eshte zgjidhje per dy arsye baze: 1) opozita e 2025 nuk mund te shkoje ne zgjedhje me nje kryetar non-grada. 2) Edhe z. Berisha u provua me 6 Mars me evidence qe qartazi na mundi ne po qartazi u mund nga Edi Rama. Procesi do jete i gjate dhe i veshtire por e vetmja rruge shpresdhenese.
Agron Gjekmarkaj
Personalisht, duke e konsideruar veten kulturalisht katolik, reflektoj në vazhdimësi dhe ju falendëroj me mirënjohje për mbështetjen që më keni dhënë. Po kaq gjëra të shëmtuara kanë ndodhur këto ditë. Nga kolegët u fotografova me kolegë në parlament. U bëra target. Unë s’kam asnjë mandat negocimi, e as po e bëj të tillë, unë s’kam pretendimet për lider, zv/lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni, por target më bëni mua. Agron Gjekmarkaj ku sheh në sy, nuk më keni rival në asgjë. Nuk kam asnjë ambicie apo pretendim”, theksoi deputeti demokrat.
Ju jeni lideri, ju duhet ta prisni nyjen gordiane. Ju duhet të dorëhiqeni, por duhet ta bëni këtë, duke ja kërkuar edhe Sali Berishës. Një komision i përbashkët me personalitete mes nesh dhe foltores të ngrihet për ta pajtuar partinë dhe çuar drejt zgjedhjes së lideri me garë. Sali berisha mbase nuk e pranon, po le ta mbajë ai barrën e refuzimit. PD është këtu prej Sali berishës dhe prej jush, ndaj ju duhet ta gjeni zgjidhjen përtej të dyve”, u shpreh Gjekmarkaj.
Mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës unë zgjedh zotin Basha, po kjo nuk mjafton më. Në fushatë ndjeva zemërimin dhe përbuzjen e njerëzve. Ajo duhet lexuar me përgjegjshmëri. Njerëzit kanë nevojë për një mit negativ për të justifikuar zemërimin e tyre. Kundërshtarët tuaj ja kanë dalë t’ju shndërrojnë ju në një mit të tillë. Ndaj, kjo pengesë duhet hequr, kjo pengesë konsideroheni ju.