Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë që kujtohen sot përmes një konferencë ndërkombëtare Akademia e Studimeve Albanologjike (Instituti i Historisë), ambasadori i Britanisë Alaistair King-Smith, teksa shprehu vlerësimin për historikun e këtij raporti u ndal edhe ne debatin që është krijuar pas deklaratave të bëra “për pushtim” të emigrantëve shqiptarë nga Sekretarja britanike.
Ambasadori britanik Alastair King Smith foli sot për një listë të gjatë të personave shqiptare të shpallur non grata në Britani, por nuk ka pranuar të zbulojë emra.
“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, u shpreh ambasadori.
Komentet e tij u bënë në një aktivitet të organizuar sot në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë.