Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti me dy vëllezër. Pas një debati të ndodhur për motive të dobëta, Eno dhe Ivo Gega, dy vëllezërit e dyshuar si autorë të plagosjes, kanë qëlluar me thikë Gentian Bajramin.

Pas ngjarjes, forcat e policisë reaguan menjëherë dhe arritën të arrestonin dy autorët, të cilët janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, i cili po punon në drejtimin e Prokurorisë, po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të dhunshme.