Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës, mësimi është pezulluar në disa shkolla të zonave malore të qarkut Elbasan. Situata ka qenë më problematike në njësitë administrative me terren të vështirë, ku kushtet atmosferike kanë penguar lëvizjen normale, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Sipas informacionit të marra nga sektorët e Emergjencave Civile dhe salla operative e Policisë Elbasan, dëbora ka prekur kryesisht njësitë administrative të bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas dhe Gramsh, duke përfshirë zonat malore të Labinot Malit, Gjinarit, Funarës dhe Zavalinës. Trashësia e dëborës arrin deri në 10-15 cm, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të kushteve të pafavorshme, mësuesit që udhëtojnë nga zonat urbane nuk kanë mundur të mbërrijnë në shkolla, duke bërë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar rifillimin e mësimit sapo kushtet të normalizohen dhe siguria e nxënësve dhe stafit mësimor të jetë e garantuar.