Mëngjesi i kësaj të enjteje ka sjellë reshje dëbore në juglindje të Shqipërisë, me intensitet nga i ulët në mesatar. Reshjet janë përhapur në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, ndërsa intensiteti më i lartë është raportuar në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe në Qafë Thanë.

Në këtë të fundit, po punohet intensivisht me mjete borëpastruese për kriposjen e rrugëve dhe ruajtjen e sigurisë së qarkullimit. Situata është e ngjashme edhe në zonat e tjera të Korçës, ku shërbimet përkatëse janë në gatishmëri për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Për momentin, nuk ka pasur raportime për vështirësi në qarkullimin e mjeteve, megjithëse reshjet e dëborës vijojnë dhe pritet që intensiteti i tyre të vazhdojë gjatë ditës. Autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës dhe angazhohen për sigurimin e kalueshmërisë së rrugëve.