Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të punës së këtij stacioni. Për shkak të defektit, stacioni qëndroi jashtë funksionit nga ora 22:30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Defekti, i shkaktuar nga erërat e forta, u riparua pas punës gjatë gjithë natës dhe stacioni i pompave, sipas Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ka rinisur punën. Pavarësisht rikthimit të furnizimit, për shkak të ndërprerjes së përkohshme të pompimit, do të ketë probleme në furnizimin me ujë në disa zona rurale, konkretisht në Shkallë, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj dhe Rrashbull. SHRUKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.
