Një defekt në linjë e OST 110 kv Traktora ka lënë pa energji disa zona pa energji në Tiranë. Deri më tani pa energji janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Shkak dyshohet se është bërë djegia e nënstacionit të Njësisë 2.
Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST linjat e tensionit të lartë 110 kv. OSHE thotë që po përpiqet të gjejë zgjidhje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera.
Nga defekti është prekur dhe ndeshja mes Dinamos dhe Vllaznisë që po zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Projektorët u fikën menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, duke bërë të pamundur rifillimin e takimit. Skuadrat qëndruan për një kohë të gjatë në dhomat e zhveshjeve, pa mundur të dalin as për një nxemje të shkurtër, ndërsa errësira vazhdoi për disa minuta në impiant.



