Një defekt në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr. 17 në qytetin e Korçës.
Sipas informacionit të bërë publik nga Ujësjellës-Kanalizime Korçë, grupet e punës ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë për riparimin e defektit.
Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të ndërhyrjes, ndërsa ende nuk është përcaktuar një orar i saktë.
Ndërkohë, banorë të qytetit raportojnë probleme me furnizimin me ujë edhe në zona të tjera të Korçës, përtej lagjes nr. 17.
