Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Cërrik kanë ngritur alarmin, duke pretenduar se një prej zyrave të tyre elektorale në këtë qytet është vjedhur.

Sipas pretendimeve, personat që kanë hyrë në zyrë kanë marrë disa kompjutera dhe një televizor.

Policia është ende në proces verifikimi, por nga të dhënat paraprake nuk janë konstatuar shenja thyerje, por po punohet zbardhjen e ngjarjes.