Erisjaldo Gjuta, i dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës.
Sipas tij, ata janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht 22-vjeçari thotë se kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital. Ndërkohë arma është e Erisjaldos dhe akoma nuk është gjetur.
Burimet bëjnë më dije se deri në këtë fazë nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamik tjetër, përveç asaj të vetëplagosjes. Mësohet se e reja ka tentuar edhe herë tjetër të dëmtojë veten me medikamente.
Ende në kërkim nga uniformat blu vijon të jetë Sajmir Gjuta, babai i 22-vjeçarit dhe kushëriri Elvir Gjuta 24 vjeç.


