Një konflikt mes familjarëve ka degraduar në një veprim të paprecedentë në Cërrik, aty ku vëllai ka marrë një ekskavator dhe ka tentuar të shëmbë shtëpinë e dy motrave të tij.

Sipas dyshimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur për vetëgjyqësi, teksa në vijim më shumë detaje do të dalin në dritë. 54-vjeçari është arrestuar nga policia.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar me ekskavator banesën në pronësi të motrave të tij.