Administrata Tatimore njofton fillimin e implementimit të deklaratës së re DIVA 2025, në zbatim të ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat, në lidhje me prindërit që kanë fëmijë nën 18 vjeç dhe kompensimin e tyre vjetor me 48 mijë lekë të reja.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo kontratë i referohet deklarimeve vjetore që familjet me fëmijë nën 18 vjeç do të depozitojnë, duke nisur nga ky vit i të ardhurave dhe deklaratave tatimore.

Deklarata do depozitohet në fillim të vitit 2026, për të ardhurat e realizuara në vitin 2025. Ky operacion financiar do  kushtojë arkës së shtetit një shumë rreth 20 mln eurosh në vlerë rimbursimi.

“Kjo deklaratë sjell si risi zbritjet prej 48000 lekë nga baza e tatueshme si kompensim për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe shpenzimet arsimore! Shuma e vlerësuar për rimbursim do të jetë rreth 20 milionë euro. Deklarata do të dorëzohet në fillim të vitit 2026 për të ardhurat e realizuara në vitin 2025”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në postimin e saj në rrjetin social.