Monika Kryemadhi ka reaguar për mediat pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ka komentuar edhe deklaratat e bëra më herët nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha kishte ngritur pretendime se disa zyrtare apo ish-zyrtare mund të përpiqeshin të shmangnin masat e arrestit përmes shtatzënisë, duke e shoqëruar deklaratën me ironinë për krijimin e një “mini-materniteti” në SPAK.
E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Kryemadhi u përgjigj me ironi duke thënë: “Ju garantoj që me barrë nuk ngel, për këtë ju them”.
Ajo shtoi se përpjekjet për të gjetur rrugë procedurale mund të jenë thashetheme, por edhe raste reale, ndërsa theksoi se ardhja e një fëmije në jetë është gjithmonë një gjë pozitive.
“Sa herë që vjen një foshnjë në jetë është një gjë shumë e mirë, është një qytetar më shumë për Shqipërinë në këtë kohë që shpopullohet”, u shpreh Kryemadhi.
