Enkelejd Alibeaj i ftuar ditën e sotme në emisionin Breaking në Top News, foli për situatën politike në vend.

Ai e konsideroi të frikshëm pushtetin absolut të Ramës dhe vuri në pikëpyetjet disa nga ato që mund të konsiderohen vendimet e radhës të kryeministrit shqiptar.

“Rama i ka 3/5, jo formalisht, por ka 86 mandate. E frikshme, e frikshme për do drejtues pushteti, e aq më tepër për Ramën që ka treguar në këto vite se nuk ka sens auto-frenimi. Sensi i autofrenimit e bën demokracinë e civilizuar apo autokracinë. Një kryeministër si Rama, që mund të ndryshojë dhe ligjet. E vetmja gjë që nuk mund të bëjë është ndryshimi i Kushtetutës. Por thelbi i fjalës së tij, ai mund ta bëjë, të ndryshojë Kushtetutën, kjo do ishte e frikshme.

Deri tani kemi parë faktin që kërkon zvogëlimin e numrit të deputetëve. Nuk jam kundër, por duhet parë se nga vuan sistemi Kushtetues. Vuan nga fakti se mekanizmi i ndarjes dhe kontrollit të pushtetit politik të Ramës është pothuajse zero. Zvogëlimi i numrit të deputetëve nuk do të sillte asnjë dobi. Por nëse nuk ka antikorpe të tjera, mekanizma që të kontrollojë këtë pushtet të Ramës, do të jetë gjithnjë e më keq.

A do jetë i gatshëm që Presidenti të zgjidhet nga populli? Kjo do ishte mundësi e mirë për të balancuar pushtetin. A do ishte i gatshëm për systemin me 2 dhoma? Duket e frikshme për faktin se e shkuara politike e Ramës ka qenë koncentruese e pushtetit. Nga 86 mund të bëhen dhe 94 deputetë duke parë këtë gjendje të opozitës,” tha Rama.