Kreu i partisë Lëvizja Bashkë Arlind Qori, ka reaguar pas dëshmisë së Erion Veliaj në Kushtetuese.

Qori është ndalur tek deklarata e Velijat, i cili tha se nuk kërkon mëshirë, por drejtësi Kushtetuese, duke theksuar se këtë betejë nuk po e bën vetëm për veten e tij, por edhe Ogertën, Florin apo Arlidnin, kandidatët që duan t’i zënë vendin në krye të Bashkisë së Tiranës.

Qori shprehet se preferon ta pësojë 100 herë më keq se Veliaj, në rast se sipas tij, “çmendet”.

“Erion Veliaj ka deklaruar që betejën e tij me drejtësinë po e bën edhe për mua, nëse zgjidhem kryetar bashkie. Erion, unë nuk kam ndër mend të vjedh asnjë qindarkë. Nëse çmendem dhe bëj si ti, e pësofsha 100 herë më keq se ti”, shkruan në një postim në Facebook Qori.