Teksa në Shqipëri është paralajmëruar mbyllja e “Tik-Tok”, faqja online “World Population Review” ka publikuar statistikat dhe numrin e përdoruesve të këtij rrjeti social në 157 vende të botës për vitin 2024.
Sipas renditjes, janë 1,5 milion shqiptarë me një llogari në “TikTok” duke e renditur vendin tonë të dytin në rajon pas Serbisë, me 2.3 milion përdorues, e duke lënë pas Kroacinë me 1.1 milion përdorues. Por cilat janë figurat e politikës që kanë një llogari në këtë rrjet social?
Sipas të dhënave, disa politikanë që kanë llogari në “Tik-Tok” janë vetë kryeministri Edi Rama, që është shprehur kundër këto kohët e fundit, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka premtuar se nëse vjen në pushtet, do e hapë sërish “Tik-Tok” nëse Rama e mbyll, e gjithashtu Agron Sehhaj, Arlind Qori, Adriatik Llapaj dhe Endrit Shabani.
Sipas ekspertit IT, Besmir Semanaj, nga këta politikanë, më virali deri më tani është kryeministri Edi Rama, edhe pse ka pak kohë që nuk është më aktiv.
“Numri i ndjekësve është i ndryshëm nga viralitetit. Megjithatë, nëse marrim në krahasim numrin e pëlqimeve apo viralitetin e postimeve, Rama është sërish shumë larg politikanëve të tjerë. Kjo edhe pse ka disa kohë që nuk poston më. I dyti pas tij vjen Agron Shehaj.”– tha ai në “Shqipëria Live”.
PËRDORUESIT E “TIK-TOK” NË RAJON 2024:
- Serbia 2.3 milion
- Shqipëria 1.5 milion
- Kroacia 1.1 milion
- Maqedonia e Veriut 754.000
- Mali i Zi 286.000
POLITIKANËT SHQIPTARË NË “TIK-TOK”
- Edi Rama 137.8 K
- Sali Berisha 59.5 K
- Agron Shehaj 41.7 K
- Arlind Qori 38.9 K
- Adriatik Lapaj 27 K
- Endrit Shabani 17.2 K







