Nesër nis viti i ri shkollor, por ndryshe nga çdo herë tjetër, prindërit duhet të plotësojnë një formular në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës.


Formulari është i përbërë nga dy pjesë me të parën që u kërkon fëmijëve të mitur që të deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë familjarë të prekur nga Covid-19 dhe se personalisht nuk janë të prekur nga Covid-19.


Pjesa e dytë i kushtohet prindit të nxënësit, i cili duhet të deklarojë se fëmija i tij nuk është i prekur nga Covid-19.


Ky është rregulli i ri i vendosur nga Ministria e Arsimit për të kontrolluar përhapjen e virusit në shkolla. Gjithashtu, të gjithë fëmijët duhet të jenë të pajisur me maska në shkollë, e cila sipas rregullave, nuk duhet të hiqet gjatë mësimit.


Procesi mësimor do zgjasë 2 orë për arsimin fillor, ndërsa shkollat do të jenë deri në 4 turne.