Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i një 48 vjeçari shqiptar në Itali, i cili akuzohet për disa grabitje të bujshme.
Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Zef Tirtja, i cili akuzoheh për 27 vjedhje, ndërsa vetë ishte larguar nga jetonte në pyll.
Shqiptari u kap pasi iu përgjuan thirrjet telefonike, ku iu rrëfente miqve se: “Në Itali, nëse punon mirë bën shumë para. Unë duhet të fitoj shumë para që të kthehem në Shqipërinë time”.
Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.
“Rambo” brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, pavarësisht nga fakti që kishte njerëz që flinin brenda. Sipas Policisë, ai kishte grabitur të paktën 27 shtëpi nga janari i kaluar deri pak ditë më parë.