VLORË- Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 31 vjeçarit, Tauland Gjikaj në Vlorë. Sipas informacioneve, raportohet se viktima dhe personat që i bënë atentat njiheshin më para e se çdo gjë ka nisur nga borxhet që 31-vjeçari kishte marrë.

Madje ai kishte biseduar me autorët pak orë para vrasje.

Ndërkohë është publikuar edhe foto e të riut që është realizuar pak orë para vrasjes.

Tabulantet telefonike faktojnë bisedat e zhvilluara mëngjesin e djeshëm mes viktimës dhe autorëve, të cilat, sipas dosja.al kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime. Ata kanë qenë miq dhe shokë me njëri-tjetrin, ndaj dhe 31-vjeçari ka ndaluar, në momentin që ata i kanë dalë para në rrugë.

Pas diskutimit i riu u ekzekutua dhe u la i vdekur në trotuar.