Personi që po shikoni në këtë foto është Dalan Alliaj, i cili u qëllua me gjatë plumba nga kushëririi tij Bertil Alliaj. 36-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjorm të Vlorës. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Viktima rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier. Kjo kompani meret me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh. Policia ka arrestuar sot autorin e ngjarjes së rëndë Bertil Alliajn, ndërsa po heton më zshumë mbi ngjarjen e rëndë.