Personi që shihni në foto është 38-vjeçari Admir Bajri të cilit mbrëmjen e sotme në Shkodër i është bërë atentat.

Bëhet me dije se i riu ka arritur të shpëtonte, por me urgjencë është dërguar në spital teksa ka marrë plagë të rënda.

Teksa policia ka dhënë njoftimin zyrtar të saj mbi ngjarjen mësohet se po vijon krehja e zonës për të gjetur atentatorët.

Bajri është qëlluar teksa ishte përpara supermarketit nga një mjet në lëvizje ndërkohë që sëbashku me të ishte dhe e ëma e tij.

Nuk dihet se kush e ka porositur këtë atenat dhe as e shkuara e të plagosurit, teksa ngjarja e rëndë lë të kuptosh se 38-vjeçari ishte “pikasur” për t’u eleminuar.

Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.