Ish-presidenti i vendit Bamir Topi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga ku u paraqit mëngjesin e sotëm.

bëhet me dije se ish-Presidenti u thirr lidhur me dosjen e 21 janarit. Por pasi doli nga SPAK ai refuzoi të flasë dhe të ndajë detaje duke arsyetuar se ka folur mjaftueshëm dhe duhej të respektonte institucionin.

“Funksioni i Prokurorisë së Posaçme është hetimi për të dalë në të vërtetë. Më lejoni të mbyll këtu, pasi kam folur pa fund atje brenda, por tani që jam në këtë institucion, e mbyll me kaq. Ju falenderoj.”, tha Bamir Topi.