Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë.


Në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, një minibus ka dalë nga rruga, si pasojë e përplasjes me një mjet të rëndë transporti.


Sikurse njofton personi që dërgoi imazhet në “Ti Raporton”, nga ngjarja është dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i minibusit.


Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes.


23 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)