Moti i keq me reshje të dendura vijon të shkaktojë probleme në vend.
Aksi i vjetër rrugor që lidh Fierin me Vlorën është bllokuar për shkak të pranisë së ujit. Kjo situatë është krijuar pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Në kuadër të kësaj, qarkullimi i automjeteve është devijuar në autostradë.
Kjo do të vijojë deri në tërheqjen e ujit nga segmenti i përmbytur. Policia ka vendosur postbllok në këtë zonë, për të ndaluar kalimin si dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve.





