Situata në Gjirokastër paraqitet kritike nga moti i keq. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka dalë nga shtrati përroi i Ficos, duke marrë përpara gjithçka që i del. Ndërkohë, janë përmbytur rrugët në lagjen Varrosh.
Në pamjet e kamerës së sigurisë së një banese shihet momenti kur rrjedha e përroit të Ficos i cili doli nga shtrati merr përpara një makinë që ishte e ndaluar në lagjen Varrosh në zonën muzeale, shumë pranë shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadaresë.
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.



