Një qytetar është kërcënuar në mes të ditës nga kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj.
Siç dëgjohet dhe në videon e siguruar nga ‘Dosja’, kryebashkiaku i drejtohet qytetarit duke i thënë: Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…
Ende nuk dihet shkaku i këtij konflikti, por vetë policia nuk ka bërë asnjë reagim ndaj kësaj çështje.
Siç shihet dhe në video Policia e Shtetit është dëshmitare, por nuk ka ndërhyrë.