Demokratët pritën reagim nga Kryeministria për akuzat e europarlamentarit çek në adresë të Edi Ramës, por përgjigjen e morën në një tjetër godinë, atë të Kuvendit.

“Është një tjetër delirant dhe budalla që del e shan Shqipërinë.”, u shpreh ish-ministri Igli Hasani.

Opozita u distancua nga qëndrimet e kryetarit të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, duke kërkuar që të tërheqë fyerjet ndaj eurodeputetit.

Albana Vokshi: Distancohemi. Tërhiqeni edhe ju, se e dëmtoni komisionin.

Sugjerimi i Albana Vokshit nuk u mor parasysh nga ish-ministri i Jashtëm, i cili përforcoi qëndrimin e tij.

Igli Hasani: Një njeri që hedh akuza absurde, qesharake e të ndyra ndaj çdo shqiptari, përfshirë kryeministrin, është thjesht budalla dhe delirant i serisë së budallenjve që vijnë çdo ditë në komision. Nuk kam dëshirë të kem asnjë kontakt.

Pas replikave, mbledhja e komisionit vijoi me dyer të mbyllura për pikat e rendit të ditës, të cilat kishin të bënin me pozicionin negociues të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Top Channel