Dy të vdekur dhe tre të plagosur, është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Delvinë. Ngjarja tragjike është regjistruar në orën 23:10, në aksin Delvinë-Bamatat, në vendin e quajtur “Mulliri i Bardhë”,  ku automjeti tip “Benz” me targa SR 7362 B, doli nga rruga.aksidentiSi pasojë e kësaj humbën jetë drejtuesi i mjetit Naim Duka,18vjeç dhe Tahir Vaja, 16 vjeç, banues në Delvinë. Nga ky aksident rrugor janë plagosur edhe 3-shtetas të tjerë, I mituri A.D., 14 vjeç, banues né Delvinë ka pësuar vetëm plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.aksidenti 3


Dy të tjetër, shtetasit  E.V., 18 vjeç dhe E.C., 17 vjeç,  sipas policisë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Të rinjtë ishin nisur nga fshati Rusan për të luajtur në kalçeto me njëri-tjetrin, në fshatin Bamatat. aksidenti 2Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka dhënë ndihmën e parë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht aksidenti dyshohet qé ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.


22 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)