Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur mbrëmjen e vonë të së dielës në Lezhë në një byrektore, ka shkaktuar dëme edhe në bizneset pranë si dhe automjetet e parkuara në atë zonë.
Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit, një prej pronareve të bizneseve të dëmtuara, shprehet se dëmi është i pallogaritshëm.
“Dëmet janë të pallogaritshme. Shpresojmë që dikush t’i shohë me syrin e humanzimit që të ngrihemi edhe një herë. Për momentin kemi rënë, s’kemi fjalë se si ta shprehim dot sa të dëmtuar jemi. Akoma nuk e dimë ku jemi. E dëgjova shpërthimin, më pas kam zbritur, gjeta policinë dhe të gjithë. Ne shpresojmë që biznesi të marrë masat, pjesa e bombolave të gazit për mënyrën e përdorimit.
Nuk ka fjalë, dëmi i pallogaritshëm. Policia dhe zjarrëfikësit kanë ardhur, askush tjetër ende. Po na ndihmojnë njerëzit tonë për të pastruar vendin. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm”, tha pronarja e biznesit e prekur nga shpërthimi.
